Dako “akullorja” mohon fajin për ndërtimet në Durrës: Kanë qenë vendime kolegjiale

Dako “akullorja” mohon fajin për ndërtimet në…

Pas 5 orësh gjyq, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca e radhës, për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve të tij, të cilët kërkuan kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar do shqyrtohet në datën 2 shkurt, ora 09:00. Gjatë seancës së kësaj të premte, Dako ka mohuar që të ketë gisht vetëm ai në dhënien e lejeve të ndërtimit, duke e pasur topn edhe tek zyrtarët e tjerë të bashkisë. “Leja për pallatin ishte vendim kolegjial. Për tenderin e vijës bregdetare Dako tha ne seance se projekti është i verifikueshëm, dhe se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë”-tha Dako në seancë.

Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako “akullorja” tha në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohet, ndërsa avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale. Ndërkohë seanca do të vijojë dhe me deklarimet e të akuzuarve të tjerë. Më pas do të vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim ose jo.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK më 6 qershor 2023 së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj tij rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 për ndërtimin e një shëtitoreje në zonën bregdetare që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Prej nga momenti i arrestimit Dako vijon të gjykohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit