Dakordësia nuk duket në horizont, Rama e Basha e kthejnë politikën në ping-pong kërcënimesh

Dakordësia nuk duket në horizont, Rama e…

Kishin muaj kohë për të rënë dakord për ndryshime të reja kushtetuese, të ishin në një mendje, por nuk arritën.

Tani, Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë kthyer në një fushë ping-pongu, dhe merren me deklarata kërcënuese me njëri-tjetrin, në vend se të krijonin dakordësi për ndryshimet e reja që i përkasin zgjedhjeve të ardhshme.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e kërcënoi Ramën me burg, duke i thënë se do mbajë përgjegjësinë për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, me këto ndryshime kushtetuese të kaluara sot.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkruan Basha.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e quan të nxituar reagimin e Bashës, dhe shprehet se këto kërcënime për fatura personale, tregojnë humbje të busullës.

Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.

Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun! Ta bëjmë së bashku e mos harro, s’presim dot gjatë!“, shkruan Rama.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit