Dalai Lama kërkon falje, pasi puthi djalin dhe e detyroi t’i thithte gjuhën

Dalai Lama kërkon falje, pasi puthi djalin…

Dalai Lama ka kërkuar falje pasi u përball me akuzat për sjellje të papërshtatshme, pasi detyroi një djalë të mitur ta puthte në buzë në një ngjarje publike në Indi. Ngjarja, që u zhvillua në fund të shkurtit në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala, u ndoq nga rreth 100 nxënës të rinj që sapo ishin diplomuar nga Fondacioni Indian M3M.

Dalai Lama, Tenzin Gyatso, është figura më e shenjtë në budizmin tibetian dhe ka jetuar në mërgim në Indi që nga viti 1959, kur Tibeti u aneksua nga Kina.

Në një video që është bërë virale, një nga nxënësit iu afrua mikrofonit në ngjarje dhe e pyeti Dalai Lamën: “A mund të të përqafoj?” Dalai Lama, 87 vjeç, i tha djalit të ngjitej në platformën ku ishte ulur. Duke i treguar faqen ai dëgjohet duke thënë “së pari këtu”, pas së cilës fëmija e puthi dhe e përqafoi.

Dalai Lama e mbajti djalin, duke i thënë “Unë mendoj edhe këtu” dhe nxorri gjuhën… “më thith gjuhën”, tha më pas Dalai Lama, duke nxjerrë gjuhën. Djali e puthi dhe u largua, ndërsa Dalai Lama qeshi dhe e tërhoqi djalin për një përqafim tjetër, ndërsa publiku qeshte.

Ndërsa videoja u bë virale në internet, ajo u dënua nga shumë njerëz, të cilët e quajtën atë “të papërshtatshme”, “skandaloze” dhe “të neveritshme”. Debati shkaktoi një kërkim falje nga zyra e Dalai Lamës, i cili tha se sjellja e tij kishte qenë “pa të keq”.

Në deklara thuhet : “Shenjtëria e tij dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij. Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave. Atij i vjen keq për incidentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit