Dalin detaje të reja nga telefonata e fundit e Hekuran Billës me Adjola Lakrën

Dalin detaje të reja nga telefonata e…

Telefonata e fundit e Hekuran Billës ka qenë me 26-vjeçaren, Adjola Lakra, e arrestuar dje nga policia si personi që shërbeu si karrem për lokalizimin e Billës nga autorët e vrasjes.

Lakra ishte prej dy vitesh në një lidhje me 40-vjeçarin. Mësohet se ajo është shtyrë prej Viktor Markut dhe Sebastian Malit që të krijojë njohje dhe lidhje me viktimën, duke përgatitur kështu një plan perfekt deri në realizimin e tij.

Në momentin e vrasjes, ajo ka qenë duke folur në telefon me Billën dhe telefonata ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimit. E reja kishte lënë takim me Hekuran Billën në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë. Ka qenë pikërisht telefonata e fundit e viktimës një nga indiciet e policisë për të vënë në vëzhgim dhe përgjim 26-vjeçaren.

Mësohet se Adjola Lakra njoftonte Sebastian Malin, nipin e Viktor Markut, për lëvizjet e të dashurit të saj. Pasi la takim me të, 26-vjeçarja ka informuar Sebastian Malin për vendndodhjen e Hekuran Billës./Marrë nga Mapo.al/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit