Dalin detaje të rënda për 45-vjeçarin që u mbyt dje në Liqenin e Farkës, flasin familjarët

Dalin detaje të rënda për 45-vjeçarin që…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë rinisur kërkimet e polumbarëve për trupin e pajetë të një 45-vjeçari, i cili raportohet të jetë mbytur ditën e djeshme në Liqenin e Farkës, ku kishte hyrë për tu larë.

Sikurse raporton gazetari i ‘Fax News’, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30-19:00 të pasdites së djeshme, kur familjarët kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit, së bashku me polumbarët, kanë mbërritur aty që pasditen e djeshme dhe kanë nisur një kërkim paraprak për trupin e 45-vjeçarit, por më tej, sipas familjarëve, kanë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës, për ti nisur ato në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas familjarëve, është lokalizuar një zonë, në të cilën mendohet se është trupi i të ndjerit dhe pritet që nga momenti në moment të bëhet e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë.

Mësohet se ai ka qenë i shoqëruar ditën e djeshme, ndërsa mësohet se ai kishte hyrë për tu freskuar në liqen, nga ku fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot më.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit