Dalin emrat/ Kush janë shqiptarët që trafikuan emigrantë për 9 muaj

Dalin emrat/ Kush janë shqiptarët që trafikuan…

Gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça janë arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Të arrestuarit e operacionit “Stafeta” janë;

1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë rreth 9-mujore, kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale në drejtim të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen drejt kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Ata kanë trafikuar nëpërmjet territorit të vendit tonë, një numër relativisht të madh emigrantësh nga Lindja e Mesme, duke marrë nga 100-300 euro, për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

LEXO EDHE: 

Trafikonin emigrantë, 6 të arrestuar, sekuestrohen 12 mijë € (Video)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit