Dalin fotot e dy vajzave që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Sauk

Dalin fotot e dy vajzave që humbën…

Kanë dalë fotot e vajzave që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik që ndodhi në Sauk. Në foton më poshtë është 23 vjeçarja, Sikela Perroj, ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe jetonte në Tiranë. E cila kishte studiuar për gazetari.

Ndërsa në këtë foto është Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese në Tiranë, shoqe e ngushtë me Sikelën.

Ky është  20-vjeçarin Klevis Ruçaj i cili ishte dhe shoferi i mjetit “Audi”.

Tre të rinjtë mbetën viktima në këtë aksident, Klevis Ruçaj i cili ishte dhe shoferi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Më herët dolën dhe pamjet e aksidentit, ku nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në rrethrrotullimi shihet momenti kur Auddi A8 i drejtuar nga Klevis Ruçaj futet me shpejtësi skëterrë dhe nuk bën asnjë tentativë për të frenuar.

Mjeti lëvizte me drejtim nga Farka për në rrethrrotullimi dhe me një shpejtësi tepër të lartë. 20 -vjeçari humbi jetën në spital nga përplasja e fortë, ndërsa dy pasagjeret vajza vdiqën në vend dhe u identifikuan vetëm paraditen e sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit