Dalin FOTOT, kush janë nënë e bijë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë

Dalin FOTOT, kush janë nënë e bijë…

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën turistët rusë ka marrë vëmendje të madhe në mediat ruse.

Së fundmi, ato kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humben jetën. Në foto janë nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, ndërsa ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita Belousov.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike

Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit