Dalin FOTOT/ Snajperi që qëlloi mbi Çapjen duke u djegur në makinë

Dalin FOTOT/ Snajperi që qëlloi mbi Çapjen…

Fotot që po shikoni tregojnë armën e llojit ‘Snajper’ me të cilin u qëllua sot Ardian Çapja. Në pamjet e publikuara në Opinion duket snajperi brenda makinës që u dogj nga atentatorët e Çapjas. I gjithë materiali prej druri është shkrumbuar, ndërkohë që brenda makinës ka mbetur pjesa prej hekuri.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Aktualisht, Çapja ndodhet në pavion tek Spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit