Dalin në ankand tre Ferrari të një tregtari droge në Kolumbi

Dalin në ankand tre Ferrari të një…

Tre Ferrari të sekuestruara nga një tregtar droge do të dalin në ankand në ditët në vijim në Kolumbi, ku të ardhurat do të shkojnë për fshatarët pa tokë, raporton Zougla.gr.

Tre makinat luksoze i përkisnin Juan Jose Valencia, i njohur me pseudonimin “The Hawk”, një prej drejtuesve të kartelit kolumbian të drogës Clan del Golfo. Një adhurues i makinave të shtrenjta, që zotëronte rreth 30 modele të mira. Valencia u arrestua në vitin 2021 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara korrikun e kaluar.

Ankandi është planifikuar për 24 dhe 25 tetor, sipas Jaime Andres Osorno, nënkryetar i Kompanisë së Aseteve Speciale (SAE) – një agjenci qeveritare përgjegjëse për menaxhimin e mallrave të sekuestruara nga trafikantët e drogës.

Asnjë çmim fillestar nuk është vendosur dhe ofertuesit do të duhet të dërgojnë ofertën e tyre në një zarf të mbyllur.

Sipas vlerësuesve, tre Ferrari një gri, një e bardhë dhe një e kuqe vlejnë rreth 400,000 dollarë secila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit