Dalin në treg xhinset me airbag për të mbrojtur motorçiklistët

Dalin në treg xhinset me airbag për…

Marka suedeze e motoçikletave Mo’cycle ka nxjerrë në treg xhinset e para në botë me airbag të krijuar për të ofruar mbrojtje nga përplasjet për pjesën e poshtme të trupit. 

Xhinset përdorin xhins Armalith, një pëlhurë me një shtresë që i ngjan xhinsit të zakonshëm, për trajtimin e sipërfaqeve dhe forcave gërryese. Mo’cycle thotë se airbag-i aktivizohet kur një motorçiklist ndahet nga automjeti me forcë të madhe, si në rastin e një goditjeje. 

Mekanizmi i këmbëzës është një lidhëse që lidh xhinset me motoçikletën. Airbag mbulon zona të reja në pjesën e poshtme të trupit, zona të pambrojtura më parë nga goditjet, si kofshët dhe pjesën e pasme të trupit” shkruan kompania. 

Mo’cycle u bashkua me kompaninë e teknologjisë së airbagëve Helite për prodhimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e airbagëve. Helite ka prodhuar më parë airbag për pjesën e sipërme të trupit. Aktualisht xhinset kushtojnë 499 dollarë.

Ky projekt u financua nga programi i kërkimit dhe inovacionit Horizon 2020 i Bashkimit Evropian. Xhinset Airbag u shfaqën në shfaqjen televizive “Dragons Den” (“Shark Tank” në SHBA) në Suedi. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit