Dalin Pamjet e atentatit ndaj Prokurorit, autorët e dyshuar largohen në këmbë...

Dalin Pamjet e atentatit ndaj Prokurorit, autorët…

Në një video kamerash sigurie të zonës, që babai i ish-shoferit të ndjerë Andi Maloku, mbetur i vrarë në atentatin ndaj Prokurorit Ndoji, kishte siguruar privatisht, shihen pamjet e qarta te atentatorëve taksa largohen pas kryerjes së krimit.

Videoja e bërë publike nga deputeti i opozitës Halit Valteri, flet për një person tjetër si autor të dyshuar, që në video shfaqet me kapele dhe i ka kërkuar prokurorisë dhe policisë, ta arrestojnë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Në video duken qartë dy persona që largohen më këmbë pasi kanë braktisur makinën dhe personat janë të dukshëm. Njëri prej tyre dyshohet se është Redjan Rraja.

Video tregon pamjet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafane dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë.

Personi i veshur në të zeza dhe kapele sipas prokurorisë është Redjan Rraja, ndërsa shoqëruesi i tij edhe pse është i pamaskuar, nuk është identifikuar ende nga prokuroria.

Redian Rraja sipas prokurorëve është një person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe janë 2 analiza të ADN që e lidhin me ngjarjen, njëra nga materiali gjenetik i gjetur në syzet në automjet dhe tjetri në kapuç.

Por personi i dytë edhe pse e ka profilin gjenetik, nuk është identifikuar ende dhe për këtë Prokuroria thotë se, ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja.

Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri, e mori nga babai i shoferit të ndjerë të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai Genc Maloku, kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë./Gazetaatdheu.com/

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit