Del videoja e vrasjes në Ksamil! Portugezin e therën për 6 minuta

Del videoja e vrasjes në Ksamil! Portugezin…

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes tragjike që i mori jetën turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, në Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka siguruar dhe analizuar sekondë pas sekonde pamjet e kamerave të sigurisë të dy subjekteve, “Principotes” dhe plazhit “Paradise”, duke rindërtuar kronologjinë e plotë të përleshjes fatale të 18 gushtit 2026.

Nga dosja hetimore rezulton se konflikti ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka eskaluar brenda pak minutave, ku turisti portugez, për t’i shpëtuar dhunës fizike, është detyruar të futet në det.

Ora 05:14: Disa shtetas, mes të cilëve Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe viktima Luis Mendes (i veshur me bluzë të bardhë me shkrifë të zezë prapa), dalin nga lokal “Principotes” dhe qëndrojnë në zonën e rërës pranë plazhit “Paradise”.

Ora 05:15: Dy persona, David Gjana (alias Heuertvent) dhe Sokrat Lipan (Vata), i afrohen grupit të turistëve të huaj nga zona e parkimit të lokalit.

Ora 05:16: Situata nxehet fillimisht me një shtytje mes Sokrat Lipan dhe një prej personave të huaj. Më pas, Lipan ndjek me vrap një prej tyre dhe godet Ibrahim Lemoie, i cili përplaset dhe rrëzohet mbi shezllone.

Ora 05:17: Luis Mendes ndërhyn për të mbrojtur mikun e tij duke shtuar me trup Sokrat Lipan, i cili rrëzohet në tokë. Pas ngritjes, Lipan i kthehet me dhunë Mendezit, ndërkohë që në sherr përfshihet edhe David Heuertvent, duke e goditur turistin. Për t’i dalë në krah, në sherr futet edhe Sudae Akhmat.

Pika e kthesës në det: Ndërsa dhuna vazhdon dhe në konflikt përfshihet edhe shtetasi Serxhi Selimi (i cili godet francezin Ibrahim Lemoie), turisti Luis Mendes gjendet i rrethuar nga Sokrat Lipa dhe David Heurtevent. Për t’i shpëtuar goditjeve masive, ai detyrohet të largohet me nxitim dhe futet brenda në det.

Ora 05:17:53: Mendes afrohet sërish nga ana jugore e plazhit te zona e kamarierëve, ku ndeshet me Serxhi Ademin, i cili e godet me grushta dhe e shtyn përsëri drejt detit.

Ora 05:18: Turisti portugez del nga uji dhe ecën drejt shezlloneve të plazhit “Paradise”, ndërsa nga pamjet shihet qartë se bluza e tij e bardhë është e mbuluar me gjak.

Ora 05:18 – 05:20: Autorët e dyshuar largohen nga vendngjarja; David Heuertvent fshihet brenda ambjenteve të “Principotes” me shenja gjaku në rroba, ndërsa Sokrat Lipan largohet i gjakosur, i shoqëruar nga kamarieri Igli Cekani.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit