Dalin pamjet, ja si e kishte 'blinduar' me kamera shtëpinë 34-vjeçari

Dalin pamjet, ja si e kishte ‘blinduar’…

Këto ishin kamerat e sigurisë që u gjetën në banesën e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili i kishte vendosur për të monitoruar të gjithë lëvizjet e bashkëshortes së tij.

34-vjeçari u arrestua paraditen e kësaj të marte në banesën e tij në zonën e Kodër Institut në Tiranë, i dyshuar se kishte dhunuar bashkëshorten e tij, nuk e lejonte të dilte jashtë dhe kishte vendosur kamera sigurie për të monitoruar të gjitha lëvizjet e saj.

Ishte bashkëshortja që bëri denoncimin në polici, por tashmë duket se është penduar! Në një reagim që ka bërë së fundmi për mediat, ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjëlloj dhune, dhe kamerat i kishte vendosur vetë.

Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet! Kamerat i kam vënë vetë, s’kam qenë mirë nga trutë e kokës. Nuk e kam tradhtuar burrin asnjëherë”, tha bashkëshortja!

Mandri kishte disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte. Më parë gjatë deklarimeve në polici, 34-vjeçari deklaroi se kamerat i kishte vendosur “se kështu më tha truri”! Në mbrojtje të tij ka dalë dhe e ëma, e cila ka thënë se kurrë nuk e ka dhunuar bashkëshorten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit