Dalin pamjet nga brenda Shtëpisë së Bardhë në ditën kur Bin Laden u neutralizua

Dalin pamjet nga brenda Shtëpisë së Bardhë…

Washington Post kishte akses në më shumë se 900 foto të bëra nga fotografë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë gjatë bastisjes së vitit 2011 në kompleksin ku strehohej shefi i Al-Kaedës, Osama bin Laden.

Sonte jam në gjendje t’u njoftoj amerikanëve dhe botës se Shtetet e Bashkuara udhëhoqën operacionin që çoi në vdekjen e Osama bin Ladenit, kreut të al-Kaedës, një terrorist përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”. 

Me këto fjalë, Barack Obama nisi fjalimin nga Shtëpia e Bardhë drejtuar popullit amerikan, më 1 maj. “Drejtësia është vënë në vend”, theksoi presidenti amerikan për vdekjen e të kërkuarit numër një në SHBA, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit.

Më 29 prill 2011, dy ditë më parë Obama kishte autorizuar bastisjen në kompleksin në Abbottabad, Pakistan. Raportet e inteligjencës kanë treguar se Pakistani ishte vendndodhja e mundshme e bin Ladenit, themeluesit të Al Kaedës që organizoi sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara që vranë më shumë se 3,000 njerëz.

Afati kohor i operacionit kundër Osama bin Ladenit

Që në vitin 2007, shërbimet sekrete arritën të identifikonin emrin e një prej informatorëve më të besuar të Osama Bin Ladenit. U deshën dy vjet që ata të vërtetonin se informatori dhe vëllai i tij jetonin në Pakistan.

Që nga gushti 2010, hetimet u fokusuan në Abbottabad, një qytet Hazara në Khyber Pakhtunkhwa, 115 kilometra në verilindje të kryeqytetit Islamabad, Pakistan. Në shtator të po atij viti, CIA informoi presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Barack Obama, për mundësinë që bin Laden të fshihej në qytetin pakistanez.

Që nga fillimi i vitit 2011, forcat e inteligjencës amerikane u forcuan aq shumë në Abbottabad saqë mund të urdhërohej në çdo kohë një operacion kundër strehës së Osama bin Ladenit. Që nga marsi i vitit 2011 dhe për një muaj e gjysmë, Presidenti Obama mori pjesë në pesë takime radhazi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me temën e operacionit kundër liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden.

Barack Obama urdhëron operacionin

Më 29 Prill 2011, në orën 08:20 (me orën lokale), Presidenti i SHBA-së Barack Obama jep urdhrin për operacionin amerikan kundër strehës së Osama Bin Ladenit. Një ekip prej 25 marinsash sulmon strehën me operacion që zgjati vetëm 40 minuta. Osama Bin Laden bie i vdekur natën e 1-2 majit 2011 me një plumb në kokë. Një tjetër do ta kapte në gjoks liderin e Al Kaedës.

Në të njëjtën ditë, trupi i Osama Bin Laden u hodh në det nga aeroplanmbajtësja amerikane Carl Vinson. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se trupi i Bin Ladenit ishte larë sipas zakonit dhe lutjet u lexuan nga një imam arab përpara se të hidhej në ujë, siç kërkohet nga ligji islam.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit