Dalin pamjet që tregojnë perëndimin e Diellit në Mars

Dalin pamjet që tregojnë perëndimin e Diellit…

A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të shikoje diellin që perëndon në një planet tjetër? Epo, këtë kuriozitet ua shuajmë ne duke ju ofruar pamje të perëndimit të dielit në Mars dhe është hera e parë që rrezet e diellit shihen kaq qartë.

Ky moment u kap nga roveri veteran i NASA-s Curiosity, i cili u ul në planetin në Mars në vitin 2012.

Rrezet e diellit u kapën më 2 shkurt ndërsa Curiosity po kryente sondazhin e tij më të ri të reve të muzgut. Retë në imazh janë të veçanta sepse janë në një lartësi shumë më të madhe se zakonisht dhe ku është jashtëzakonisht ftohtë, që do të thotë se ato ka të ngjarë të përbëhen nga dioksidi i karbonit ose akulli, raporton Daily Mail.

Shumica e  reve në Mars fluturojnë jo më shumë se 37 milje (60 kilometra) mbi tokë. Ekspertët mund të mësojnë shumë për atmosferën e Marsit, duke përfshirë shpejtësinë e erës dhe temperaturat aktuale, bazuar në kohën dhe vendin ku formohen retë.

Megjithatë, rrezet e diellit marsiane nuk janë spektakli i vetëm që Curiosity ka kapur kohët e fundit. Ai gjithashtu kapi një grup resh shumëngjyrëshe në formë pendësh më 27 janar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit