Dalin pamjet/ Si u qëllua pas shpine me armë, shqiptari në Itali

Dalin pamjet/ Si u qëllua pas shpine…

Mbrëmjen e djeshme është qëlluar një shqiptar, i cili është plagosur rëndë në shtyllën kurrizore nga plumbi i një bashkatdhetari mbrëmjen e 18 prillit në zonën industriale Follani në Itali. Ai po lufton në një qendër rehabilitimi për të rifituar funksionet elementare jetësore, 4 të arrestuarit vazhdojnë të mbeten në burg pavarësisht këmbënguljes së avokatëve të tyre që kërkojnë arrestin në shtëpi në vend të atij në qeli.

Katër shqiptarët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë së Lancianos pak pas të shtënave teksa përpiqeshin të fshihnin gjurmët e vrasjes së mbetur në tentativë, të dëmtimit të rëndë të personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Para hetuesve ata kanë dhënë versione kontradiktore të ngjarjes, duke mos ofruar ndonjë element të vlefshëm për zbardhjen e incidentit. Veç kësaj, pretendojnë që nuk kanë pasur armë dhe nuk kanë shtirë.

Disa kamera siguri të zonës industriale, kanë filmuar skenën e krimit.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit