Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ku të shihni nëse keni fituar

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ku të…

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit