Dalin rezultatet e para të testimit serologjik: 11,2 për qind e mjekëve të prekur

Dalin rezultatet e para të testimit serologjik:…

Rreth 50 mjekë e infermierë ose 11,2 përqind e 440 stafit mjekësor të testuar kanë rezultuar se kanë kaluar Covid-19.

Këto përfundime kanë dalë nga përfundimi i testimit serologjik, që Ministria e Shëndetësisë ka nisur ditët e fundit.

Testimi serologjik ka për qëllim zbulimin e antitrupave që tregon se trupi ka kaluar virusin.

440 mjekët e infermierët e testuar janë kryesisht ata që punojnë në dy spitalet Covid dhe kanë qenë më të predispozuar për tu infektuar.

ISHP pritet të vazhdojë testimin e stafit mjekësor në ditët në vazhdim. Në një fazë të dytë, testimi do të zgjerohet testimi në popullatë për të parë sa për qind e saj e ka kaluar sëmundjen.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë, deri tani 60 mjekë dhe infermierë janë prekur nga Covid-19, 40 prej të cilëve janë shëruar. Ata janë infektuar kryesisht nga kontakti me pacientët e infektuar. /ExitNews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit