Dallëndyshe Bici nuk pranon dialog/ Banorët e Bërxullës: Do bëjmë vetëgjyqësi

Dallëndyshe Bici nuk pranon dialog/ Banorët e…

Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar se çështja do të shkojë në vetëgjyqësi, për aq kohë se drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici nuk pranon të bisedojë me ta.  Ata shprehen se kanë dërguar shumë kërkesa për dialog, aplikime për legalizime dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirru vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës. Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen”, ka thënë një banor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit