Dallëndyshja e Arben Relit! Si po përdoret kryeinspektorja e IKMT, që prish kasolle dhe favorizon oligarkët

Dallëndyshja e Arben Relit! Si po përdoret…

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, një nga inspektoriatet që pushteti qendror i ka dhënë shumë kopetenca, po përdoret nga titullarja Dallëndyshe Bici për interesa të ngushta të saj dhe të njerëzve që qendrojnë pas saj. Në këtë shkrim do të faktojmë se kryeinspektorja, e cila aspiron që të bëhet deputete më 25 prill 2021 nën siglën e Rilindjes, ka favorizuar haptaz disa biznesmenë të fuqishëm në Korçë, ndërsa nga ana tjetër ka shkatërruar dhe hedhur në rrugë mijëra familje. Madje, u ka shkatërruar njerëzve të varfër kotece dhe kasolle për bagëtitë dhe “mbyll sytë” përballë ndërtimeve prej mijëra metra katrorësh ndërtim pa leje. Nëpërmjet dokumenteve, është faktuar se zonja Bici nuk ka ndërhyrë për të prishur ndërtimet pa leje në resortin “Montrelux” në Korçë, i cili është ndërtuar pa leje dhe me dokumente tërësisht të falsifikuara. Këto të faktuara nga Prokuroria e Tiranës dhe e Korçës.

“Dallëndyshja” e Arben Relit

Disa muaj më parë, Prokuroria e Tiranës ka faktuar se biznesmeni Arben Reli ka ndërtuar mijëra metra katrorë në ish “Morava Resort”. Këto, të ndërtuara ditën dhe natën. Është hedhur beton, hekur, janë vendosur tulla dhe është bërëçati. Të gjitha, vetëm me deklarata punimesh! Pa marrë leje, megjithëse janë ndërtuar që nga themeli. Institucionet janë vënë “në radhë” nga biznesmeni Arben Reli, i cili ka përdorur Bashkinë e Korçës, Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, madhe ka pasur bashkëpunëtorë noterë dhe zyrtarë të kadastrës. Së fundmi, edhe ish-gjyqtarë që tashmë janë vedhur me pelerinën e avokatit. Por, pa u shkëputur nga Dallëndyshja, jo ajo që vjen në pranverë, por nga Dallëndyshja e IKMT, e cila nuk e ka “vizituar” kurrë institucionalisht “Montrelux”, pavarësisht se në zyrën e saj ka me dhjetëra kërkesa dhe letërkëmbime me Bashkinë Korçë për të ndërhyrë. Prokuroria ka faktuar se Reli ka përdorur të gjitha mënyrat dhe ja arriti të hedhë pronën të gjithë në emrin e tij, ndonëse rezulton që kishte blerë vetëm 50 % të saj nga shtetasi Sefedin Bajraktari. “Veprimet e tij të njëpasnjëshme, të shtrira në kohë me qëllimin e getëm pr të shtënë në dorë pasurinë e tjetërkujt, ezaurojnë elementë të veprës penalë të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi flitet për një pasuri e cila është në vlerë të madhe” thuhet në aktët e prokurorisë. Por, përse nuk ndërhyn Bici? Kryeinspektori i IMT Korçë, Idlir Limllari, i ka dërguar me dhjetëra kërkesa IKMT Tiranë. Ai ka konfirmuar se ndërtimet janë pa leje, por nuk mund të ndërhynte pasi IMT Korçë nuk ka pasur inspektorë mjaftueshëm. Madje, zona është turistike dhe duhen “forca” nga Tirana. Ai ka kërkuar ndihmën e Bicit, duke i kërkuar që të ndërhyjë. Por, Bici ka larë duart duke i kthyer përgjigje “se mungesa e një inspektori nuk ju ndalon të veproni”. Po përse Bici shkon dhe prish shtëpi në Lin, në Pogradec, madje edhe në Korçë, dhe nuk shikon nga Mali i Moravës. Kush e pengon këtë “Dallëndyshe”? Biznesmeni apo persona të tjerë? Aspirimi i saj për deputete ka ngritur dyshime të forta se ajo po sponsorizohet nga biznesmenë të cilët kanë përfituar nga mosveprimi i saj. Dhe, a mos është z.Arben Reli një ndër ta? Zonja e cila pritet të bëhet deputete duhet të japë llogari për këto mosveprime, pasi rrezikon akuzat e shpërdorimit të detyrës.

Ndërtimet pa leje për përfitime

Për kujtesë të zonjës Bici, po listojmë veprat penale me të cilat është hetuar dhe po hetohet z.Arben Reli dhe bashkëpunëtorët e tij individë privatë, persona që ushtrojnë funksione publike, apo edhe zyrtarë shtetërorë. Akuza e parë është ndërtimi pa leje. Në nenin 199/a për ndërtimin e paligjshëm, në pikën 3, parashikohet se “po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet”.Pra, minimumi i burgut i këtij neni është 3 vjet heqje lirie. Prokuroria e Korçës ka konfirmuar se është regjistruar procedimin penal me numër 664, të vitit 2020. Procedimi është regjistruar me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248, 186, 199/a//3, 205 të Kodit Penal. Pra, për 4 akuza. Ndërkohë, mësohet se ka akuzë edhe për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në institucione publike si Bashkia e Korçës apo edhe në zyrat e Kadastrës. Dhe, të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin burg mbi 10 vite. Por, sërish Dallëndyshja nuk i shërben funksionit shtetëror, por vepron për interesa të Arben Relit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit