Damian Gjiknuri bën fushatë kundër ligjit, KQZ gjobit zyrtarin e dorës së dytë në Bashkinë e Cërrikut

Damian Gjiknuri bën fushatë kundër ligjit, KQZ…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka guxim të gjobisë krerët e lartë të qeverisë apo Partinë Socialiste për aktivitetet e kundërligjshme që po bëjnë drejtuesit e qarqeve në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Ndonëse në media është denoncuar disa herë abuzimi me fondet publike, premtimet elektorale që kanë përprfitimin e votës si dhe inagurimet e investimeve publike, sërish KQZ ka heshtur.

Madje kryekomisioneri Celibashi ka justifikuara rritjen e pagave dhe të pensioneve përpara zgjedhjeve me arsyetimin se ato ndalohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.

Qesharak është fakti sesi KQZ duke mos pasur guximin të gjobisë zyrtarët e lartë politikë, shkon e gjobit zyrtarët e dorës së dytë në pushtetin vendor. I tillë është rasti i një nënpunësi të Bashkisë së Cërrikut itë cilit KQZ i ka marr 50 mijë lekë të vjetra nga rroga, vetëm e vetëm për të mbuluar shkeljet ligjore të fushatës së Damian Gjiknurit.

Më 30 mars Damian Gjiknuri u bëri propagandë një grup banorëve në fshatin Shalës të Cërrikut, duke i mbledhur në një rrugë ende të paasfaltuar Gjiknuri foli për suksesin e shtrimit të rrugës dhe premtuan projekte të reja të qeverisë në funksion të banorëve të zonës. Pas shkeljes së vendimit për të ndaluar aktivitetet Celibashi i propozoi të mërkurën Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve një masë administrative.

Por gjoba e propozuar është në masën e 5 mijë lekëve dhe nuk i drejtohet dy organizatorëve të aktivitetit, Gjiknuri dhe Salla, por personit përgjegjës në bashkinë e Cërrikut për raportimin e aktiviteteve në KQZ.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit