Damian Gjiknuri: Çmimet janë rritur, por njeri për bukë nuk vdes në Shqipëri

Damian Gjiknuri: Çmimet janë rritur, por njeri…

Në Shqipëri duhet të vdesësh për bukën e gojës që qeveria ta marri seriozisht krizën ekonomike që ka prekur vendin. Ndonëse zyrtarisht në shifra ekonomia në Shqipëri po bie dhe se shumica e shqiptarve po jetojnë në kushtet e varfërisë, kjo është e pranueshme sipas qeverisë.

Për deputetin e Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, mjafton që shqiptarët të kenë bukë të hanë e mos të vdesin nga uria. Nga salla e Parlamentit ai të paktën pranoi se çmimet janë rritur por nga ana tjetër e paralelizoi krizën ekonomike me bukën e gojës.

Gjiknuri mbështeti nismën e qeverisë për rritjen e rrogave dhe dhënien e bonusit për pensionistët. Madje deputeti u shpreh krenar për qeverinë e tij, për mënyrën sesi po e përballon krizën ekonomike.

Ju krijoni kakofoni sepse nuk dini si të reagoni. Vetëm këto vite janë 10 apo 11 mijë lekë të reja që janë direkt në ekonominë e tyre. Kjo është masë e pastër sociale, jam krenar për qeverinë time. Mos hidhni dokra këtu që Shqipëria qenka vendi i dytë apo i tretë më i bukur në Evropë, këto janë përralla. Vërtet çmimet janë deklaruar, në Shqipëri janë rritur kudo, por prap me këtë minimum të ardhurash nuk vdesin njeri për bukë”,- tha Gjiknuri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit