Dan Hutra e trajtonte ish-gruan si skllave, donte t'i hiqte çorapet dhe t'i çonte mëngjesin në krevat

Dan Hutra e trajtonte ish-gruan si skllave,…

Gjykata e Tiranës ka publikuar dosjen e hetimit dhe vendimin për të lënë Dan Hutrën në burg, pas denoncimit nga ish-gruaja për dhunë. Në kallzimin e bërë në polici, Elena Hysa tregon se asokohe bashkëshorti e trajtonte si skllave duke e detyruar të bënte disa veprime jo të hijshme sipas saj.

Elena ka rrëfyer në polici se është dhunuar me shpulla nga Dan Hutra në sy të nënës së saj. Më tej 35-vjeçarja tregon sesi burri i saj i kërkonte t’i hiqte dhe ti vishte çorapet nga këmba. Për çdo mëngjes Elena Hysa duhet t’i dërgonte ushqimin dhe kafen në krevat Dan Hutrës, në të kundër ai shfaqte shenja agresiviteti.

Madje ai i kishte kërkuar edhe paratë e fejesës familjes Hysa, në vlerën e 4 mijë eurove. Nëna e Elena Hysës, Kimetja, i kishte dhënë 1850 euro, por Dan Hutra i kishte kërkuar edhe pjesën tjetër të parave me duke i kërcënuar me jëtë.

Nëse nuk m’i jepni do ta bëj vendin gjak, do flasin mediat botërore për mua” – ka thënë Dan Hutra, duke paralajmëruar ngjarjen e kësaj të mërkure.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit