Dan Hutra i vrau gruan shtatzëne/ Erjon Hysa: Të pushkatohet!

Dan Hutra i vrau gruan shtatzëne/ Erjon…

Erjon Hysa, një nga djemtë e familjes Hysa ku bëri masakrën Dan Hutra kërkon hakmarrje. Hutra i vrau motrën dhe gruan shtatzëne, dhe sipas Erionit, Hutra meriton të pushkatohet. Sipas tij,  kriminelët si Hutra s’mund të jetojnë në burg me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Drejtësia është me pushkatim. Si të paguajmë ne një kriminel me taksat tona, që ai të vazhdojë të jetojë, ndërkohë që ka bërë masakër?”- thotë ai.

Të dëshpëruar nga ngjarja që ju ka ndodhur por edhe të frikësuar se ndoshta vrasësi është pjesë e grupeve kriminale ata shprehen se nuk jetojnë më dot në këtë shtëpi.

Kërkoj ndihmë për dy fëmijët e mitur ë gjenden në dyert e institucioneve shtetërore. Drejtësia duhet të veprojë, unë nuk e di çfarë kuptimi ka 8 Marsi kur bëhen masakra të tilla ndaj grave”, është shprehur Erion Hysa. Dyert e mortit janë hapur me 2 mars në familjen Hysa në Kodër-Kamëz. Pasi me 1 mars Dan Hutra masakroi 2 gra të familjes Hysa dhe Etleva Kurtin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit