Dan Hutra konfirmohet edhe si vrasësi i Etleva Kurtit në Kamzë/ Policia: Arma është e njëjta

Dan Hutra konfirmohet edhe si vrasësi i…

Konfirmohet se Dan  Hutra është autor i vrasjes së 31 vjeçares Etleva Kurti në oborrin e banesës së saj në Kamëz. Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediet.

Sipas tij gëzhojat në Paskuaqen dhe Kamëz janë qitur nga e njëjta armë zjarri. Gjithashtu Vocaj  ka dhënë detaje dhe  ka përshkruar  dinamikën e ngjarjeve të kryera nga autori.  

Janë ngritur pika kontrolli. Janë zhvilluar kontrolle të ambienteve dhe banesave ku mund të fshihej autori. Strukturat e krimeve të rënda kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe sekuestrimin e provave materiale. Është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike. Është kryer ekspertimi balistik i gëzhojave të gjetura në dy vendngjarjet. Gëzhojat në Paskuaqen dhe Kamëz janë qitur nga e njëjta armë zjarri. Është dënuar në vitin 2003 për pengmarrje, në vitin 2009 për vrasje, në vitin 2021 për vjedhje dhe sërish në vitin 2022. Në 16 qershor të vitit të kaluar është arrestuar për dhunë në familje. Ka dalë nga burgu në datë 16 shkurt. Ai është kapur në afërsi të Sharrës në Kombinat. Është gjetur dhe automjeti që autori kishte marrë me qira është shprehur Vocaj.

Hutra vrau me armë zjarri motrën e bashkëjetueses, kunatën e saj, si dhe plagosi bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nënën e saj. Po këtë të mërkurë autori i shumëkërkuar plagosi me thikë edhe ish-të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi, pasi kjo e fundit nuk i dha para. Pak minuta më parë u bë i mundur arrestimi i tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit