Dan Hutra në momentin e arrestimit: Më lini të vras edhe një

Dan Hutra në momentin e arrestimit: Më…

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave bë Tiranë, ka shokuar me deklaratën e tij në momentin e arrestimit. Pa shfaqur asnjë shenjë pendese ai ja thënë “më lini të vrasë edhe një, dhe e mbylla”. Kjo deklaratë e tmerrshme e tij tregon se Hutra e kishte planifikuar të gjithë skemën, pasi në një orë vrau 3 gra dhe ka plagosur 3 tw tjera.

 Hutra  ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).  Më pas vrau 31-vjecaren Etleva Kurti dhe gjithashtu plagosi me thikë ish-të dashurën në Astir. Të gjitha këto brenda 1 ore.

Pas disa orëve kërkim ai u vu në pranga nga policia, por në atë moment tregoi se plani i tij nuk kishte përfunduar. Hutra kërkonte të vriste edhe një burrë në Vaqarr, të cilin e fajëson për vdekjen e të atit, por deri në atë momente nuk kishte arritur ta gjente.

40-vjeçari u prangos në kodrat e Sharrës  në orën 7 të mbrëmjes. Ai ishte i mirë armatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

 Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2003 ishte dënuar   me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. I dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim.

Ndërsa në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash dhe në vitin 2022 është arrestuar sërish për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit