Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu

Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu

Dan Hutra, i akuzuar për vrasje, ka tentuar sot që të arratiset nga burgu i Fierit. Ngjarja është shënuar rreth orës orës 11:25, në burgun e Fierit.

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.

Në dhomën e tyre u gjetën një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara. Ata gjithashtu kishin prerë edhe zgarat e dritares me mjete të improvizuara.

Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave në Tiranë dhe plagosjes së tre të tjerave pak kohë më parë. Ai shkoi në banesën e ish bashkëshortes ku e plagosi atë dhe nënën e saj, e më pas i vrau motrën dhe kunatën. Pas këtij krimi, Dan Hutra shkoi në banesën e të dënuarit përjetë, ku i vrau motrën, ndërsa më pas plagosi dhe një grua që dyshohej se kishte lidhje intime. Të gjitha këto, Hutra i kreu brenda një dite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit