Dan Hutra terrorizoi Tiranën, Bledi Çuçi: Policia dëshmoi profesionalizëm

Dan Hutra terrorizoi Tiranën, Bledi Çuçi: Policia…

Për Bledi Çuçin, arrestimi i Dan Hutrës është një lajm i mirë ku strukturat e policisë që ai drejton duhen përgëzuar. Pas ngjarjes që ka traumatizuar sot kryeqytetin ministri i brëndshëm ka reaguar në lidhje me arrestimin e autorit.

Ndonëse ishte arrestuar për dhunë në familje, policia nuk e ruajti pas lirimit nga burgu 40-vjeçarin. Strukturat që drejton ministri Çuçi duhet të garantonin monitorimin e agresorit, i cili shfaqte shenja dhune të herëpashershme. Mirëpo ministri ndalet tek lëvdatat personale për kapjen e autorit, e jo të një vrasje makabre që shokoi opinionin publik.

Sot shumë gra duket se janë të pambrojtura nga agresioni i burrave dhe policia nuk reagon mjaftueshëm për t’i mbrojtur, ndërsa ministri kënaqet që kapet autori pas krimit e jo të inkurajojë parandalimin e këtyre ngjarjeve.

 “Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave! #MbështetjepërPolicinëeShtetit” ka shkruar Çuçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit