Danezja që refuzon të heqë vetullat e mustaqet, flet për mediat shqiptare: Jam rehat kështu!

Danezja që refuzon të heqë vetullat e…

Një vajzë daneze ka folur për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në lidhje me vendimin e saj për të mos hequr vetullat dhe mustaqet, dicka që konsiderohet tabu në Shqipëri por dhe në disa vende të tjera.

Eldina Jaganjac, 31 vjeçarja daneze u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare pasi refuzon të heqë vetullat dhe mustaqet.

Gjatë bisedës përmes Skype nga Danimarka, ajo tregoi se është ndjerë e ofenduar nga komentet e njerëzve, veçanërisht burrave që nuk i kanë kursyer fyerjet për shkak të pamjes së saj.

“Unë ndihem rehat, ndihem shumë mirë me pamjen time. Mendoj që është shumë e rëndësishme që gratë të përqafojnë veten dhe të ndihen rehat me trupin e tyre. Shpesh grave u thonë që duhet të humbasin peshë apo të bëjnë diçka tjetër, por nëse nuk është zgjedhja e tyre, atëherë ky është një problem”, tha ajo.

E pyetur më tej nga stilisti në studio nëse kishte edituar fotot që qarkullojnë në rrjet, Eldina mohoi të ketë bërë diçka të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit