Dani Alves me tjetër deklaratë: Bëmë dashuri, por s’më tha të ndaloja!

Dani Alves me tjetër deklaratë: Bëmë dashuri,…

Dani Alves tha sot se kishte bërë seks konsensual me gruan që e akuzon për sulm seksual, duke ndryshuar versionin e tij për ngjarjen për atë që ndodhi në fund të dhjetorit në një klub nate të Barcelonës. Avokatët e futbollistit brazilian, i cili ndodhet në burg pa lirim me kusht që prej 20 janarit, thanë në një deklaratë se 39-vjeçari u paraqit sot me kërkesën e tij para gjyqtarit përgjegjës për çështjen.

Ai deklaroi se fillimisht nuk tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe mohoi marrëdhëniet seksuale sepse prioriteti i tij i vetëm ishte të shpëtonte martesën e tij”, thuhet në deklaratë. Alves i tha gjyqtarit se kishte interes nga të dyja palët për marrëdhënie sekduale. “Ai tha se gjithçka që ndodhi brenda tualetit ishte një veprim i lirë dhe vullnetar. Ata bënë dashuri dhe ajo nuk i tha kurrë të ndalonte”, shtohet në deklaratë.

Alves ka mohuar më parë çdo kontakt seksual me gruan që bëri një ankesë në janar për një sulm të dyshuar seksual në një tualet në një klub nate në Barcelonë. Dy javë para arrestimit të tij në janar, Alves në një video dërguar televizionit lokal “Antena 3” tha se nuk e dinte se kush ishte gruaja. Në shkurt, gjykata refuzoi kërkesën e Alves për t’u liruar.

Rasti ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në Spanjë, pjesërisht për shkak të famës së Alves, por kryesisht për shkak se sulmi seksual mbetet një çështje politike dominuese pas përdhunimit në grup të një adoleshenteje në vitin 2016 gjatë festivalit të ndeshjes me dema në San Fermin, duke çuar në legjislacion më të rreptë mbi dhunën seksuale në vend. Në Spanjë, një ankesë për përdhunim hetohet nën akuzën e përgjithshme të sulmit seksual dhe dënimet mund të çojnë nga katër deri në 15 vjet burg.

Pas arrestimit të tij, Alves, i cili ka luajtur më parë – ndër të tjera – për lojtarë si Barcelona dhe Paris Saint-Germain, skuadra meksikane Puma UNAM e largoi, ndërsa gruaja e tij, modelja Joana Sant, e braktisi atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit