
Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen, u sulmua në mes të rrugës me grushte në Kopenhagë.
Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në sheshin Kultorvet, në zemër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht. Mediat raportohmë se dhunuesi u arrestua menjëherë. Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi.
Zyra e kryeministres Mette Frederiksen nuk bëri asnjë deklaratë të mëtejshme për këtë çështje, ndërsa policia në kryeqytetin danez konfirmon ngjarjen, por nuk ka asnjë koment.
Ky nuk është sulmi i parë i një politikani të rangut të lartë në Europë gjatë vitit 2024, më 15 maj kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua me tre plumba dhe shpëtoi mrekullisht. Ndërkohë, tre ditë më parë politikani britanik, Najxhëll Farazh” i hodhën pijen në fytyrë dhe e gjuajtën me gotë gjatë një takimi elektoral.