Danimarka i dorëzon të gjithë artilerinë e armëve Ukrainës

Danimarka i dorëzon të gjithë artilerinë e…


Danimarka ka vendosur të dorëzojë të gjithë artilerinë nga rezervat e saj, në Ukrainë. Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Konferencën e Sigurisë në Mynih më 17 shkurt. Predhat e artilerisë janë ndër furnizimet më të rëndësishme ushtarake për Ukrainën, pasi ato përdoren çdo ditë në numër të madh në fushat e betejës ukrainase. “Nëse pyet ukrainasit, ata po na kërkojnë municion tani, artileri tani. Nga pala daneze, ne vendosëm të dhurojmë të gjithë artilerinë tonë. Ka ende municion në stoqet evropiane. Kjo nuk është një çështje vetëm e prodhimit, sepse ne kemi armë, kemi municione, kemi mbrojtje ajrore që nuk duhet ta përdorim vetë në momentin që duhet t’i dorëzojmë Ukrainës”, tha Frederiksen.


Frederiksen nuk specifikoi se sa predha artilerie ka Danimarka në rezervat e saj. “Rusia nuk dëshiron paqe me ne. Ata po destabilizojnë botën perëndimore nga shumë këndvështrime të ndryshme – në rajonin e Arktikut, Ballkanin dhe Afrikën – me dezinformata, sulme kibernetike, luftë hibride dhe padyshim në Ukrainë”, tha ajo.

Kujtojmë se BE-ja ka thënë se do të jetë në gjendje të dorëzojë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara deri në afatin e marsit, ndërsa ndihma e mbrojtjes nga SHBA, përfshirë mbështetjen e artilerisë, pengohet nga mosmarrëveshjet politike të brendshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit