Danimarka ka prezantuar projektligjin e ri për të kufizuar të rinjtë në përdorim të rrjeteve sociale duke e përkufizuar përdorimin e tyre si të dëmshëm për të rinjtë e vendit nëse nuk menaxhohet. Ky projektligj pritet të miratohet së shpejti duke përcaktuar moshën minimale ligjore për përdorimin e mediave sociale.
Qeveria në Kopenhagë ra dakord me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament për të vendosur në të gjithë vendin si kufi moshën 15 vjeç për lejimin e përdorimit të platformave të caktuara të mediave sociale. Megjithatë prindërve do t’u jepet mundësia që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në këto rrjete që në moshën 13 vjeç ,por duke e trajtuar me kujdes përdorimin e tyre nga ana e prindërve dhe kujdestarëve ligjore.
Ministria Daneze e Çështjeve Digjitale deklaroi se legjislacioni synon të mbrojë më mirë fëmijët dhe të rinjtë në botën digjitale. Qëllimi i kësaj mase është t’u japë fëmijëve më shumë kohë për pushim, lojëra dhe zhvillim përpara se atë të krijojnë në rrjete sociale profile që mbartin rreziqe të caktuara.
Siç dihet tashmë ka kohë që përflitet për efektet negative të përdorimit të pakontrolluar të mediave sociale nga grupmoshat e reja, janë të shumta vendet të cilat kanë marrë iniciativa për marrjen e masave të nevojshme por nuk dihet sa janë zbatuar efektivisht.
Duhet të theksohet se fëmijët nuk duhet te kenë qasje të pakufizuara në mediat sociale, qëndrimi në kohë të gjata përpara tyre, përbën ekspozim te shëndetit mendor emocional dhe social.