Darka luksoze në Dubai/ Thirrja në rrjet për protestë të hënën para Kryeministrisë: Të dorëhiqen ministrat!

Darka luksoze në Dubai/ Thirrja në rrjet…

Një thirrje për të zhvilluar një protestë para Kryeministrisë po shpërndahet në rrjete sociale pas videos së ministrave të Ramës duke shijuar darkën në një restorant luksoz në Dubai.

“Nesër ditën e hënë, ora 18:00. Protestojmë së bashku. Të dorëhiqet: Belinda Balluku, Arbian Mazniku, Arben Ahmetaj që tallen me djersën e shqiptarëve”, është thirrja që po qarkullon.

Më parë, kryeministri Edi Rama iu është përgjigj ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mbytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijëet jetima plus çfarë më vjen keq, janë disa servila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një ndjekës.

Ndërsa Rama iu përgjigj atij dhe disa të tjerëve duke i sqaruar se vizita e tyre është ftesë nga pala pritëse me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit