Darka në Dubai, të rinjtë e PD protestë para Kryeministrisë: Rama përdori “vaksinën anti-Nusret”

Darka në Dubai, të rinjtë e PD…

Të rinjtë e FRPD zhvilluan sot një protestë të heshtur para Kryeministrisë lidhur me darkën luksoze në restorantin Nusr-et në Dubai, ku ishin të pranishëm dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, nënkryebashkiaku Arbjon Mazniku, këshilltari i Ramës, Endri Fuga.

Sipas të rinjve demokratë, në një anë janë qeveritarët që darkojnë në një ndër restorantët më të shtrenjtë të botës, në Dubai, nga ana tjetër është Shqipëria nën ujë.

Sikundër në 9 janar 2004 qytetarët shqiptarë vdisnin në det të hapur për t’u larguar nga Shqipëria, në 9 janar të 2021 historia përsëritet.

“Ndërkohë që Shqipëria është nën pushtetin e ujit dhe përmbytjeve, kryeministri dhe ministrat as nuk e kanë vëmendjen fare tek qytetarët, por e kanë vëmendjen vetëm tek interesat e tyre personale dhe tek abuzimi me buxhetin e shtetit. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë. Ne duhet të kemi një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj, por mbi të gjitha për të rinjtë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi theksoi se shfaqja me vaksinat e Edi Ramës sot është pjesë e propagandës për të mbuluar skandalin e darkës luksoze në Dubai., ose siç thuhet në pankartat e të rinjve rama përdori “vaksinën anti-nusret”, sipas emrit të pronarit të restorantit luksoz në Dubai.

“Ndërkohë që situate e rëndë dhe mjerimi ekonomik është kudo në Shqipëri, qeveria vazhdon me propagandën. Sot na kanë dalë me vaksinën anti Nusret për të larguar vëmendjen nga skandali që u ka plasur me ministrat e saj në Dubai”, tha Këlliçi.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit