DASH bën thirrje që të zgjidhet Presidenti në Liban për të 'bashkuar vendin'

DASH bën thirrje që të zgjidhet Presidenti…

Diplomacia amerikane ka bërë thirrje, që një president i ri të zgjidhet në Liban për të “bashkuar vendin dhe zbatuar menjëherë reformat e nevojshme për të nxjerrë ekonominë nga kriza”.

Apeli i Departamentit të Shtetit drejtuar liderëve politikë të vendit të Lindjes së Mesme i këshillon ata të mos “vënë interesat dhe ambiciet e tyre personale mbi interesat e vendit dhe popullit të tyre”.

Libani ka nevojë për një president që nuk është i korruptuar”, vijon deklarata e nënshkruar nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Gjithashtu theksohet se “zgjidhja e krizës politike dhe ekonomike në Liban mund të vijë vetëm nga brenda vendit, jo nga komuniteti ndërkombëtar”.

Libani po përjeton një vakum pushteti pasi mandati i Presidentit Michel Aoun përfundoi më 31 tetor 2022, pa asnjë marrëveshje midis forcave politike të ndara thellësisht për pasardhësin e tij.

Sipas Bankës Botërore, kriza politike ka përkeqësuar ekonominë e Libanit, i cili po përjeton një nga krizat më të këqija në botë që nga viti 1850./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit