DASH kritika Shqipërisë për burgjet, 6 në 10 persona të pafajshëm mbahen në izolim

DASH kritika Shqipërisë për burgjet, 6 në…

Në burgjet shqiptare qendrojnë të izoluar edhe njerëz të pafajshëm. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka vënë theksin personat që mbahen në qeli si të paraburgosur, në pritje të vendimit të gjykatës.

Shifrat janë shqetësuese pasi në fund të janarit rreth 4925 shqiptarë ishin të izoluar në qeli, ku 2682 ishin të paraburgosur dhe 2271 të dënuar. Pra sipas përllogaritjes, gati 60% e të burgosurve në Shqipëri mbahen në qeli pa një vendim dënimi.

Kjo shifër rezulton të jetë dy herë më e lartë se mesatarja europiane, që është gati 30 % e totalit të të burgosurve. Thënë ndryshe në Shqipëri për çdo 10 vetë që mbahen të izoluar, gjashtë prej tyre janë të pafajshëm. Në Bashkimin Europian, shifra është tre vetë për dhjetë persona.

Nga të dhënat e Këshillit të Europës, Shqipëria rezulton e para edhe për kohëzgjatjen mesatare të dënimeve, ku është gati 15.5 vite burg, ndërsa në Bashkimin Europian, kjo mesatare është 12.4 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit