''Dashnoret e pushtetarëve luajnë me pistoleta”, Altin Goxhaj proteston tek Drejtoria e Policisë: Ja pse i duhen përgjimet Ardi Veliut!

”Dashnoret e pushtetarëve luajnë me pistoleta”, Altin…

Avokati Altin Goxhaj ka protestuar para drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke kërkuar largimin e derjtorit të policisë Ardi Veliua pas publikimit të videos së nënës së 15 vjeçarit të dhunuar pak ditë më parë në Tiranë.

Goxhaj e quajti publikimin e videos shantazh ndaj nënës së 15-vjeçarit, pasi ajo kishte denoncuar dhunën e policisë së shtetit ndaj djalit të saj.

Po ashtu Goxhaj shtoi se Ardi Veliut i duhen përgjimet në policinë e shtetit për të shanatazhuar njerzit pasi kryejnë denoncime.

“Skena e sotme që ka bërë sot Veliu e derdhi atë kupën, ishte finale nuk mund të përballohet më dot kjo situatë. Përgjojnë njerzit në internet, nëna që denoncojnë policinë se u masakroi fëmijët dhe këtë e bëjnë pas një javë pasi kanë kërkuar që të fusin në dhomën e gjumit tuaj çimka për t’ju përgjuar. Kanë këkuar që të të vendosin tek dollapi çimka dhe të filmojnë tek krevati. Sot Ardi Veliu ka treguar se pse i duhen përgjimet dhe i duhen për të shantazhuar qytetarët.

Sot shantazhoi një nëne që ka një histori të dhimbshme. Sot Ardi Veliu ka bërë një situatë që unë nuk e njoh për 30 vite këtë situatë të ngjashme. Sot ka marrë një video të një nënë që po xhironte një film, edhe sikur të mos xhironte një film, dhe po luante më një pistoletë, siç janë të gjitha gratë dhe dashnoret e këtyre në pushtet që luajnë me pistoleta dhe bëjnë foto në Instagram. Me ç’të drejtë drejtori i policisë publikon një video, pasi një nënë ka bërë një denoncim për djalin e saj. Kjo është një bandë mafioze.

Shantazhon të gjithë gratë dhe nënat se po denoncuat në polici do t’ju publikojmë video dhe do t’ju shantazhojmë. Do të kërkojmë që “Veliu të dorëhiqet”. Jo përgjime, pa urdhër prokurori. Këto po po përdorin armët e shteit për të dhunuar qytetarët. Ajo nënë ka qarë shumë orë atë fëmijë. Tashmë mund të dhunohet fëmija e çdo kujt dhe këto nuk të lënë as të qash. Kjo qelbësirë Ardi Veliu sot ka kryer një akt terrorist të pëprballueshëm.”- tha Goxhaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit