‘Dashuri në kohën e koronës’/ I riu e pret poshtë dritares të dashurën e infektuar

‘Dashuri në kohën e koronës’/ I riu…

Një djalë  i dashuruar ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale për gjestin e tij.

Pasi ai çdo ditë ka shkuar dhe është ulur te dritarja e shtëpisë së të dashurës së tij, ndërsa ajo po shërohej nga koronavirusi.

Camila Baldasso, 17 vjeç, ishte asimptomatike kur u diagnostikua pozitive për virusin.

Ndërsa Collin, 19 vjeç, pas testit rezultoi negativ.

Ky lajm i mërziti shumë ata, sepse do të duhej që të ndaheshin nga njëri-tjetri dhe të qëndronin larg.

Por, Collin ishte i vendosur të mos e linte Camila-n vetëm, dhe u zotua se do t’i qëndronte afër, derisa ajo të shërohej plotësisht.

“Ai ishte i trishtuar që ne nuk do të mund ta shihnim njëri-tjetrin, por më tha që do të ishte aty për mua tërë kohën,” tha Camila.

Collin kurrë nuk e theu premtimin e tij, duke qëndruar ulur jashtë shtëpisë së Camila-s në Teksas çdo ditë, ndërsa ajo ndodhej e karantinuar në dhomën e saj të gjumit.

Camila tha që koha e saj në izolim ishte e vështirë dhe emocionuese, por vizitat e Collin ndihmuan për të mbajtur komunikimin e tyre të vazhdueshëm.

Përfundimisht, pas 10 ditësh, Camila u shërua dhe e njoftoi Collin për lajmin e madh.

 Ai u lumturua pa masë dhe shkoi ta takonte, dhe më në fund ishin në gjendje të rrinin sërish pranë njëri-tjetrit.

[ngg src=”galleries” ids=”282″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:Ladbible/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit