Dashuria e 14-vjeçares me Mikel Kovaçin/ Vëllai i viktimës: Nëna e saj e dinte lidhjen tonë

Dashuria e 14-vjeçares me Mikel Kovaçin/ Vëllai…

Pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku pas një sherri për një vajzë mbeti i vdekur Florenc Kovaçi, ka reaguar për herë të parë Mikel Kovaçi, vëllai i viktimës dhe ish-i dashuri i vajzës e cila ishte edhe ‘molla e sherrit’. Në një lidhje telefonike nga spitali me emisionin “Me Zemër të Hapur”, Mikel Kovaçi vëllai i viktimës rrëfeu detaje të reja për ngjarjen tragjike e cila ndodhi pas përplasjes midis dy vëllezërve Kovaçi dhe Ardit Hidës, vëllait të vajzës 14-vjeçare,

Mikel Kovaçi: Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në “Instagram” për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika. Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babain kam pirë kafe. Kam dalë ka mbarua punët e mia më pas kam takuar vajzën.

-Kishit thjesht shoqëri me vajzën?

Mikel Kovaçi: Jo.

E kishe të dashur?

Mikel Kovaçi: Po

Prej sa kohësh ishit bashkë?

Mikel Kovaçi: Prej një viti

E dije që ishte 14-vjeç dhe që është e ndaluar të shoqërohesh?

Mikel Kovaçi: Po e dija

Si ka qenë njohja?

Mikel Kovaçi: Me anë të shoqërisë

Si ka qenë ky vit për ju?

Mikel Kovaçi: Nuk jam në gjendje të flas

Me vëllain, familjarë je takuar e dinin për lidhjen?

Mikel Kovaçi: Vëllai nuk e dinte, e ëma e dinte lidhjen

E ka miratuar lidhjen?

Mikel Kovaçi: Se di

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit