Dashuria triumfon në Love Story, kjo është vajza që ia rrëmbeu zemrën Saimirit

Dashuria triumfon në Love Story, kjo është…

Mes emocionesh, surprizash e të papriturash, nisi plot rrahje zemre nata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë ky show kurorëzoi edhe një çift pas 15 puntatash.

Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike të 33-vjeçarit, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.

Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë, teksa vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodh në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to.

Ndërkohë Generda,  nuk arriti t’ia merrte zemrën Saimirit 100%.

Ata patën takimin e tyre të fundit në Stamboll, një takim mjaft romantik dhe plot ndjesi, ku dyshja i shprehën ndjesitë njëri-tjetrit.

Por siç duket, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte më një partner nga Love Story.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit