Dasma i ‘merr në qafë’, 21 të ftuar infektohen me koronavirus. Mes tyre edhe nusja e dhëndri

Dasma i ‘merr në qafë’, 21 të…

Shifra të frikshme të përhapjes së koronavirusit nga një dasmë në Selanik.

21 persona janë infektuar, mes tyre edhe dhëndri me nusen.

Dasma është mbajtur në ambientet e jashtme të kishës, por kur çifti ka hyrë brenda për të pagëzuar fëmijën, u asistua edhe nga 40 të ftuar.

Në total kishte 150 të ftuar, mes tyre edhe të ardhur nga Gjermania.

Kjo kishë në Selanik është kthyer në shqetësim për banorët, pasi vijon të organizojë ceremoni, edhe në këtë kohë pandemie, dhe është kthyer në vatër infektimi.

Mësohet se mes dasmorëve të infektuar kanë rezultuar: Nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit