Dasma luksoze e Jetmir Buçpapaj në Tropojë, si u përfshi në grabitjen 53 milion paund në Angli

Dasma luksoze e Jetmir Buçpapaj në Tropojë,…

Gazeta angleze ‘The People’ shkruan se një shqiptar me origjinë nga Tropoja i përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe, disa muaj pas lirimit është martuar.

Jetmir Buçpapaj u burgos së bashku me bashkë-patriotin e tij Ermir Hysenaj dhe 5 britanikë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatet në zonën Tonbridge në Kent.

Nga 53 milion paund të grabitura policia gjeti vetëm 23 milion. Janë plot 30 milion paund që nuk janë gjetur.

Jetmir Buçpapaj i e bindi gjykatës se ai nuk ishte në posedim të asnjë shume stërlinash nga grabitja.

Në të tilla kushte gjykata e urdhëroi të paguante vetëm 1 paund.

41 vjeçari , u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë duke u cilësuar si një prej personave më aktiv në të gjithë këtë grabitje të organizuar sipas gjykatës me një perfeksion dhe disiplinë ushtarake të jashtëzakonshme.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri

Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda në burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit