Dasma mitike në Paris, jeta magjepsëse e ish-ministrit grek të mbrojtjes që ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare

Dasma mitike në Paris, jeta magjepsëse e…

Ka shumë nga ata që pohojnë se fati i Akis Tsochatzopoulos i cili ndërroi jetë këtë mëngjes ishte në thelb i paracaktuar nga dita kur u martua në Paris me ish-punonjësen e PPC-së Vicky Stamatis.

‘Akis përfundoi në momentin që ra në dashuri me këtë grua dhe jo kur u martua me të. Unë i thashë që ishte duke gabuar, por ai nuk më dëgjoi. Në fund të fundit ai nuk dëgjoi askënd në atë kohë’ është shprehur një ish-minsitër grek i cili si shumica e minisitrave të PASOK-ut në atë kohë absetuan nga ceremonia e dasmës dhe pritja përrallorë në ‘Georges V’ në Paris.

Vicky Stamati kishte dërguar mbi treqind ftesa për familjet e shquara kryesisht në Athinë, por shumë pak ishin të pranishëm në dasmën e tyre.

Atë ditë Akis buzëqeshte i lumtur dhe pa menduar as për atë që thuhej në Athinë për dasmën e tij legjendare dhe gruan e tij të re.

E vetmja gjë që ai nuk e llogariti në atë kohë ishte jeta luksoze që Vicky i tij e bindi atë të bënte.

Sipas mediave greke Vicky ishte një zonjë e cila kërkonte të mos prekej përveçse me doreza kur bënte pedikyr për shembull.

Blerjet e saj kanë bërë histori sipas punonjësve të saj ajo vetëm brenda një ditë bleu këpucë më vlerë 10.000 euro.

Por edhe pse ajo bënte një jetë luksoze kërkoi prishjen e martesës duke u shprehur se nuk e duronte të jetonte më me mbiemrin Tsochatzopoulou.

Në atë kohë komentet nga përdoruesit e internetit  filluan të binin si shi dhe në fakt shumë prej tyre ishin mjaft gjeniale:

“Vicky, ndalo, çfarë divorci? Unë kam para në Zvicër “,” Vicky divorcohet nga Akis sepse dashuria është e madhe por sa gjatë mund të durosh 50+ në burg? “.

Historia e tyre e dashurisë ishte një  mishërim i shkëlqimit mashtrues që ndriçon kotësinë njerëzore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit