Dasma që u kthye në ferr në Patos/ Infektohen 8 të ftuar të afërm me Covid-19

Dasma që u kthye në ferr në…

Një dasëm ditët e fundit në Patos është kthyer në ferr pothuajse për të gjithë te ftuarit.

Pasi tetë persona kanë rezultuar pozitive më Covid-19, shumë të tjerë janë në panik.

Mësohet se këta persona, janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë mbledhur në fshatin Zharrësh.

Bashkë me dhjetëra persona të tjerë, ata kanë qenë në këtë fshat për një ceremoni martesore, pasi një i afërm i tyre, i dha fund beqarisë.

Pikërisht, kjo dasmë, dyshohet se ka qenë edhe rruga e infektimit për këta tetë persona.

Gjithsesi, për familjarët e tyre ka nisur hetimi epidemiologjik, për të parë nëse nga dasma janë infektuar edhe të tjerë.

Dasmat kanë qenë shumë problem këto kohë.

Vetëm sot, u gjobitën me nga 30 milionë lekë 2 pronarët e restoranteve në Tiranë që lëjuan zhvillimin e ceremonive martesore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit