Dasmë si në përralla/ Dalin pamjet nga ceremonia e vajzës së Tom Doshit, u martua me djalin e biznesmenit të njohur

Dasmë si në përralla/ Dalin pamjet nga…

Një nga dasmat e vitit është zhvilluar mbrëmë në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës. Vajza e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi i ka dhënë fund beqarisë. Briana Doshi ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni madhështore me Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Çela.

Ambienti ka qenë një përrallë e vërtetë, me 100 mijë trëndafila shumëngjyrëshe. Të pranishëm në dasmë kanë qenë poltikanë, biznesmenë, VIP-a dhe artistë të shumtë.

Bruno Çela është djali i biznesmenit Geront Çela i pllakave Brunes dhe aksioner për ndërtimin e Vlora Marina. Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit