Datë zie për Lamallarin

Datë zie për Lamallarin

11 shtatori 2025 dhe 11 shtatori 2026, janë këto dy momente zie për Besfort Lamallarin. Ashtu si Kullat Binjake, sot u shemb edhe karriera e Lamallarit në kabinetin qeveritar.

Si sot e një vit më parë, Lamallari u përtyp dhe për pak sa nuk iu zu fryma kur Rama e emëroi papritur në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Teksa sot pas një viti, siç duket, i ka ikur buzëqeshja reale, fytyra i është zbehur dhe nga halli pranon që beratasi Demo po ia merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Këto janë dy momente të hidhura për Lamallarin. Nga një njeri “profesionist, i mençur dhe i përkushtuar” për Ramën, sot Lamallari do të jetë thjesht një shtojcë e ekipit të kryeministrit.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1433080058686568%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit