David Beckham i lodhur me Victoria-n/ Çfarë shkruajnë mediat pranë çiftit të famshëm

David Beckham i lodhur me Victoria-n/ Çfarë…

Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të thashethemeve për paraqitjet e tyre publike, pamjen e tyre dhe shumë arsye të tjera. Këtë herë, megjithatë, në Angli, dikush dyshon se ish-mesfushori i Manchester United është lodhur duke rregulluar problemet ekonomike të gruas së tij Victoria. kështu, ka ndërmend ta nxjerrë… në pension.

Sipas raporteve nga Daily Mail, kompania e modës Posh është në telashe serioze: borxhet e krijuara kanë arritur në 63 milion dollarë. Marka është në rrezik dhe ekonomia aktuale nuk sugjeron një rimëkëmbje të afërt në biznes, veçanërisht për sektorin e modës.

Sipas gazetës britanike, Spice Boy është në vështirësi me gruan e tij: jo se ai nuk dëshiron ta mbështesë por … ekziston një kufi për gjithçka. Sepse nëse borxhet kufizohen në 63 milion, duket se është vetëm në sajë të ndihmës financiare nga David, i cili tani më shumë se kurrë ka shumë për të menduar, përfshirë menaxhimin e Inter Miami. Për këtë ai i ka kërkuar Victorias të linte modën.

Tabloidi Heatëorld, përmes burimit të tij pranë çiftit, shpjegon: “Nuk është sekret që biznesi i Victorias ka humbur para për vite me radhë. David tha se do të ishte më mirë nëse ajo do të dilte në pension, të jetonte e qetë me fëmijët dhe të përqendrohej në markën Beckham. Ai thotë se nuk mund të vazhdojë të financojë biznesin e saj sepse i duhet të vërë gjithçka në Miami dhe nuk mund të rrezikojë pasurinë dhe të ardhmen e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit