De Biasi kritikon autoritetet: Disa ndoshta nuk kanë veshur as tuta sportive

De Biasi kritikon autoritetet: Disa ndoshta nuk…

Ganni de Biasi kritikoi ashpër mënyrën e dhënies së lirisë për futbollistët që do të stërviten.

Gjatë një prononcimi për programin “Domenica Sportiva” të “Rai 2”, ish-trajneri i Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen autoriteteve italiane për lejimin e përgatitjes së futbollistëve në natyrë përpara se qeveria të jepte miratim për nisjen e stërvitjeve në komplekset sportive.

“Mendoj se ka paqartësi. Nëse lejon një futbollist të stërvitet individualisht në një park, mendoj se është më e rrezikshme sesa të stërvitet në një qendër sportive. Ndoshta ata nuk e dinë situatën në shumë qendra sportive të Serisë A. Ekziston mundësia për t’u stërvitur në distancë në një ambient të mbrojtur.

Ndoshta ka disa persona që përcaktojnë këto strategji dhe nuk kanë veshur ndonjëherë tuta sportive, as nuk e kanë parë ndonjëherë një fushë futbolli. E kuptoj rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit, por asgjë nuk ju ndalon për t’i bërë gjërat ndryshe”, u shpreh De Biasi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit